Ndërlidhjet

logo-print

Forcat e Pakistanit gjuajnë helikopterët amerikanë



Zyrtarët e sigurisë thanë se forcat e sigurisë pakistaneze kanë hapur zjarr ndaj dy helikopterëve ushtarakë amerikanë, të cilët e kishin cënuar hapësirën ajrore të Pakistanit në rajonin fisnor që kufizohet me Afganistanin.

Incidenti raportohet se ka ndodhur mbrëmë në Waziristanin verior, ku besohet se fshehen Al Kaeda dhe militantët talebanë.

Zyrtarët thanë se helikopterët amerikanë më pas janë kthyer prapë.

Ushtria amerikane nuk e ka komentuar ngjarjen.
XS
SM
MD
LG