Ndërlidhjet

Luftanijet ruse lundruan drejt Venecuelës


Luftanijet e marinës së Rusisë janë nisur për stërvitje në Venecuelë.

Agjencia Interfax citoi zëdhënësin e marinës Igor Dygalo të ketë thënë se kryqëzori bërthamor Pjetri i Madh, i shoqëruar nga disa luftanije tjera lundruan të hënën nga porti Severomorsk.

Dygalo tha se anijet do të ankorohen në portet e Venecuelës ku do të marrin pjesë në stërvitjet e përbashkëta me Venecuelën.

Nisja e luftanijeve bëhet një javë pasi dy aeroplanë bombardues strategjikë rusë vizituan Venecuelën.

Intensifikimi i kontakteve ushtarake të Rusisë me Venecuelën duket se është përgjigje ndaj luftanijeve amerikane të cilat dërguan ndihma në Gjeorgji pas luftës të saj me Rusinë.
XS
SM
MD
LG