Ndërlidhjet

Peshawar: Rrëmbehet konsulli i Afganistanit


Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë raporton se konsulli i Afganistanit në qytetin veriperëndimor pakistanez, Peshawar besohet të jetë rrëmbyer pasi makina e tij ishte sulmuar nga persona të panjohur.

Vozitësi i konsullit është vrarë pasi sulmuesit kishin hapur zjarr në drejtim të automjetit të diplomatit afgan.

Incidentin e ka konfirmuar edhe konsullata afgane në Peshawar.

Ende askush nuk e ka marrë prëgjegjësinë për sulmin.
XS
SM
MD
LG