Ndërlidhjet

Egjipt: Rrëmbehen 15 vetë


Një grup prej 15 personash, në mesin e të cilëve 11 turistë të huaj dhe katër egjiptianë, janë rrëmbyer në jug të Egjiptit dhe janë dërguar në Sudanin fqinj.

Lajmi u bë i ditur nga qeveria e Egjiptit, e cila njofton se në mesin e turistëve të huaj përfshihen italianë, gjermanë dhe rumunë. Turistët po udhëtonin në zonën e shkretëtirës pranë kufirit mes Egjiptit dhe Sudanit.

Kajroja zyrtare nuk ka dhënë detaje rreth identitetit të rrëmbyesve.

XS
SM
MD
LG