Ndërlidhjet

G7: Do mbrojmë sistemin financiar ndërkombëtar


"Jemi të gatshëm të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme, si individuaklisht dhe kolektivisht, për të siguruar qëndrueshmërinë e sistemit financiar ndërkombëtar", deklaruan zyrtarët financiarë të shtatë vendeve më të industirualizuara të botës.

Në takimin e mbajtur në Uashington përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Gjermanisë, Francës, Britanisë, Italisë dhe Kanadasë nuk u dhanë detaje specifike për zgjidhjen e krizës ekonomike globale.

Në të tjera zhvillime kryetarja e Dhomës Përfaqësuese Nancy Pelosi ka thënë se plani 700 miliarda dollarësh i administratës së Bushit për të paguar borxhet në Wall Street ka mangësi sigurie në disa fusha.

Dje, Sekretari i Thesarit Henry Paulson i bëri thirrje Kongresit që të shpejtojë me kalimin e legjislacionit, i cili synon të stabilizojë krizën financiare në vend.
Paulson gjithashtu u bëri thirrje edhe vendeve tjera që të hartojnë programe të ngjashme.

XS
SM
MD
LG