Ndërlidhjet

Somali: 30 të vdekur


30 persona u vranë në një treg në Somali pas sulmit me armë zjarri. Në mesin e viktimave ka dhe fëmijë. Dhuna erdhi kur militantët islamikë që duan të rrëzojnë qeverinë janë forcuar ndjeshëm.

Militantët që kanë lidhje me Al Kaidën po luftojnë qeverinë dhe aleatin e saj Etiopinë fqinje, që nga dhjetori i 2006-ës kur u dëbuan nga Mogadishu. Që nga ardhja në pushtet qeveria aktuale në Somali ka dështuar për t'i ofruar shërbimet bazë qytetarëve si dhe është e mbërthyer nga korrupsioni.

XS
SM
MD
LG