Ndërlidhjet

Franca rrit kontributin në Afganistan


Franca do të fuqizojë kontributin e saj për misionin e NATO-s në Afganistan me më shumë helikopterë, paisje ushtarake, shërbime zbulimi dhe mbi 100 trupa shtesë.
Kryeministri francez para parlamentit tha se përforcimet do të dërgohen brenda disa javësh.

Franca ka aktualisht në Afganistan 3300 ushtarë, të cilët më 18 gusht pësuan humbjen më të madhe. 10 ushtarë francezë humbën jetën nga një sulm i talibanëve, duke qenë kështu sulmi më vdekjeprurës ndaj forcave ndërkombëtare që nga viti 2001, kur u dërguan në Afganistan.


XS
SM
MD
LG