Ndërlidhjet

Kinë: Zgjerohet kriza e qumështit të helmuar


Skandali me qumështin e bebeve ka marrë përmasa të reja në Kinë, pas deklaratave të qeverisë se 53 mijë fëmijë janë dërguar në spital si pasojë e përdormit të qumështit të helmuar.

Qumështi i fëmijëve ishte ndotur me melaminë dhe kryesisht shkaktonte gurë në veshka tek fëmijët që e përdornin. Aktualisht si pasojë e qumështit të helmuar 13 mijë fëmijë janë ende në spitale, derisa katër kanë humbur jetën.

Pas skandalit shumë vende kanë bllokuar importin e bulmetrave nga Kina.

XS
SM
MD
LG