Ndërlidhjet

Mitrovicë: UNMIK-u merr kontrollin e Gjykatës


UNMIK-u ka marrë nga KFOR-i kontrollin e ndërtesës së Gjykatës së Qarkut në pjesën veriore të Mitrovicës. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Georgi Kakuk ka shpjeguar se në ndërtesë dhe përreth saj do jenë të vendosur pjesëtarët e Kombeve të Bashkuara dhe të policisë së Kosovës.
Sipas zëdhënësit Georgi Kakuk gjykata do të fillojë nga puna më 3 tetor.

Ndërtesa e Gjykatës në Mitrovicë ishte mbyllur pas përleshjeve të 17 shkurtit të këtij viti mes protestuesve serbë dhe forcave ndërkombëtare. Në ato trazira humbi jetën dhe një polic ndërkombëtar.

XS
SM
MD
LG