Ndërlidhjet

Wall Street: Aksionet shënuan rënie


Aksionet në Wall Street kanë shënuar rënie për shkak të dyshimeve lidhur me perspektivën për planin masiv qeveritar prej 700 miliardë dollarësh që pritet të injektohen në sistemin financiar amerikan.

Dow Jones shënoi humbje për tre përqind, pasi tregjet shënuan rënie nga ngritjet e mëdha të së premtes.

Nga ana tjetër, dy bankat e tjera të mëdha investuese në Shtetet e Bashkuara, Goldman Sachs dhe Morgan Stenley, kanë kërkuar strehim në kuadër të Rezervave Federale të Shteteve të Bashkuara.

Ky institucion e ka miratuar kërkesën për ndryshimin e statusit të bankave në kompani holdingu, që do ta nxisë likuiditetin e tyre, duke lejuar ato që të krijojnë banka komerciale.
XS
SM
MD
LG