Ndërlidhjet

SHBA-të e mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në NATO


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, ka premtuar mbështetje të fuqishme për synimet e Ukrainës për anëtarësim në NATO, përkundër kundërshtimeve të Rusisë.

Gjatë një takimi me ministrin e jashtëm të Ukrainës, Volodymyr Ohryzko, në selinë e Kombeve të Bashkuara, zonja Rice, tha se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë në përkushtimin e paraqitur në samitin në Bukuresht, gjatë muajit prill, që Ukraina t'i bashkohet Planit aksional, që është hapi i parë për anëtarësim në NATO.
XS
SM
MD
LG