Ndërlidhjet

TI publikoi raportin për korrupsionin


Agjencia ndërkombëtare për luftën kundër korrupsionit, Transparency Internantional, sot e ka publikuar listën e vendeve të radhitura sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit.

Në krye të listës, që do të thotë vendet me më së paku korrupsion, janë Danimarka, Zelanda e Re dhe Suedia.

Në listën prej 180 vendeve nuk gjendet Kosova, ndërsa prej vendeve të tjera ballkanike, Maqedonia është e 74 me indeksin 3.6, ndërsa, Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria radhiten në vendet 85, 86 dhe 87.

Shqipëria ka shënuar ngritje në krahasim me vitin e kaluar, pasi sivjet indeksi i saj është 3.4, ndërsa vjet atë e kishte 2.9.

Bosnjë Hercegovina radhitet e 93 me indeksin 3.2.

Në vendet e fundit, prej 178 e deri në të 180-tin, janë Iraku, Birmania dhe Somalia.
XS
SM
MD
LG