Ndërlidhjet

Tbilisi: Kemi rrëzuar një aeroplan spiun rus


Gjeorgjia tha se trupat e saj kane rrëzuar një aeroplan zbulues rus pa pilot, i cili po fluturonte në territorin e Gjeorgjisë, në jug të rajonit separatist të Osetisë Jugore.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Shota Utiashvili tha se avioni i telekomanduar është rrëzuar të hënën në mëngjes afër qytetit të Gorit.

Ai supozon se aeroplani është nisur nga pozicionet ruse, nga ajo që rusët e shohin si zonë të sigurusë, vetëm pak kilometra në veri të Gorit.

Ushtria ruse mohoi se ndonjë aeroplan spiun rus është rrëzuar.
XS
SM
MD
LG