Ndërlidhjet

Birmani:Lirohet i burgosuri më i gjatë politik


Junta ushtarake e Birmanisë ka liruar të burgosurin politik, që po vuante dënimin më të gjatë në vend.

Win Tin, një gazetar dhe aktivist për të drejtat e njeriut ishte arrestuar në vitin 1989.

78-vjecari Tin u lirua si pjesë e një amnestie, nga e cila u liruan më shumë se 9 mijë të burgosur, shumë nga të dënuar për krime penale.

Menjeherë pas lirimit, ai u zotua se do të luftojë për shfaqjen e demokracisë në vendin e udhëhequr nga ushtria.
XS
SM
MD
LG