Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Më shumë trupa gati për Afganistan


Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gates tha se deri në tri batalione luftarake amerikane mund të shkojnë në Afganistan në fillim të 2009-tës.

Gates i tha Komitetit të Forcave të Armatosura të Senatit, se aktualisht nuk mund të shtohet numri i trupave, pa u zgjeruar trupat luftarake, apo pa ndryshuar dislokimi i trupave.

Por, i nxitur të përgjigjet nga kreu i Komitetit Carl Levin, ai tha se trupat mbase mund të shkojnë në pranverë osë verë të 2009-tës.

Një gjeneral amerikan në Afganistan ka thënë se atje nevojiten të paktën më shumë se 10 mijë trupa tokësore, përvec 3 mijë e 700 ushtarëve, që pritet të dislokohen në fillim të 2009-tës.
XS
SM
MD
LG