Ndërlidhjet

Tadiq kërkon përkrahjen e KB për Kosovën


Presidenti i Serbisë Boris Tadiq i ka kërkuar vendeve anëtare të OKB-së, që të përkrahin vendin e tij në kërkesën për mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë mbi ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës.

"Ne besojmë se dërgimi i çështjes së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë do të pengojë që kjo krizë të shërbejë si precedent i thellë probelmatik në çdo pjesë të globit, ku janë trimëruar ambiciet secesioniste. Ne besojmë se një mendim këshilldhënës i gjykatës do të ofrojë udhëzime juridike autoritative dhe politiksiht të paanshme për shumë vende që ende rrahin mendjen se si t'i qasen shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në përputhje me ligjin ndërkombëtar", tha Tadiq.

Ai tha se shpallja e pavarësisë në shkurt, paraqet sfidë për tërë sistemin e OKB-së dhe nënkupton se shtetet anëtare të OKB-së mund të ndahen kundër vullnetit të tyre.

Adresimi i Tadiqit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vjen vetëm pak ditë para se ky trup të votojë lidhur me kërkesën serbe, që me këtë çështje të merret Gjykata në Hagë.

Pavarësia e Kosovës është njohur nga SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së.

Por, vetëm, një e katërta e sheteteve anëtare të OKB-së e kanë ndjekur këtë hap.
XS
SM
MD
LG