Ndërlidhjet

BA pezullon fluturimet në Pakistan


British Airways tha sot se ka anuluar fluturimet për në Pakistan për kohë të pacaktuar, pas shpërthimit të kamionit bombë në Islmabad, i cili la të vdekur 53 persona.

Kompania i mban gjashtë fluturime direkte nga Londra në Islamabad çdo javë.

British Airways në një deklaratë tha se "siguria e klientëve tanë, ekipit dhe aeroplanëve është e një rëndësie shumë të madhe".

Kompania pakistaneze ajrore (PIA) është duke operuar ende me katër fluturime në javë mes Londrës dhe Islamabadit.
XS
SM
MD
LG