Ndërlidhjet

MHG: Ingushetia drejt luftës civile


Një grup për të drejtat e njeriut me seli në Moskë ka thënë se "terrori i sponsorizuar nga shteti" në Ingusheti mund ta çojë vendin kah një luftë civile.

Grupi i Helsinkit në Moskë(MHG) tha se trazirat mund të shpërthejnë në vend, nëse nuk rivendoset sundimi i ligjit.

Presidentja e këtij grupi Ludmilla Alekseyeva tha në një konferencë për gazetarë se kidnapimet, vrasjet e civilëve dhe torturat janë të rëndomta në republikën e vogël kaukaziane.

XS
SM
MD
LG