Ndërlidhjet

Sudan: Përcaktohet vend ndodhja e 19 pengjve


Ministria e Jashtme e Sudanit tha se e ka përcaktuar vendin ku ndodhen 19 pengjët, të cilët të premten e kaluar u rrëmbyen në shkretëtirën e Egjiptit.

Zëdhënësi i ministrisë tha se pengjët po mbahen në rajonin kufitar ndërmjet Sudanit, Libisë dhe Egjiptit.

Ai tha se nuk ka plane për shpëtimin e tyre, sepse kjo mund t'i dëmtonte pengjët.

Rrëmbyesit raportohet se kanë kërkuar shpërblesë prej 15 milionë euro.
XS
SM
MD
LG