Ndërlidhjet

Ahmadinejad: Kemi të drejtë për energji bërthamore


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadienjad tha se Irani do ta mbrojë të drejtën e vet për energji bërthamore përkundër siç i quajti disa "përpjekjeve frikësuese" për ta penguar.

Në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të KB, Ahmadinejad tha se "perandorisë së Amerikës" po i vjen fundi dhe se liderët e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara do të duhet "t'i kufizojnë ndërhyrjet brenda kufijve të tyre".

Ahmadinejad tha se përkeqësimi i problemit të narkotikëve në Afganistan është pasojë e pranisë së trupave të NATO-s në atë vend.

Ai gjithashtu e akuzoi NATO-s për trazirat e fundit në Gjeorgji.
XS
SM
MD
LG