Ndërlidhjet

Saakashvili: KB duhet t'i kundërvihen Rusisë


Presidenti i Gjeorgjisë Mikhail Saakashvili u bëri thirrje Kombeve të Bashkuara të mos lejojnë që parimet e tyre të "shkelen" nga Rusia.

Në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të KB, Saakashvili tha se inkurzioni i Rusisë në Gjeorgji është "sfidë e përgjithshme".

"Megjithëse jemi vend i vogël, implikimet legale, morale, politike dhe të sigurisë që u shkaktuan nga invazioni nuk mund të jenë më të mëdha. Parimet e mishëruara në Kartën e KB e përfshijnë dhe mos cënimin e kufijve sovranë, shenjtërinë e të drejtave të njeriut, epërsinë e ligjit ndërkombëtar dhe përjashtimin e agresionit ushtarak. Të gjitha këto parime u vunë në sprovë nga invazioni", tha Saakashvili.

Lideri gjeorgjian bëri thirrje për hetim të pavarur ndërkombëtar të konfliktit 5-ditësh në Osetinë e Jugut dhe u kërkoi Kombeve të Bashkuara që të sigurohen se armëpushimi po mbikqyret.

Ai premtoi edhe një revolucion të dytë të trëndafiltë në vendin e tij si përgjigje ndaj ndërhyrjes ruse, duke i dhënë më shumë pavarësi parlamentit dhe gjyqësisë, dhe duke rritur finansimin e partive opozitare.
XS
SM
MD
LG