Ndërlidhjet

Aso: Do rinisim misionin kundër terrorizmit


Kryeministri i ri i Japonisë Taro Aso tha sot se do të shtyejë përpara zgjerimin e misionit anti-terror të Japonisë në Oqeanin Indian.

Aso ka bërë këto komente në konferencën e parë për gazetarë, pasi që parlamenti e votoi atë për kryeministër.

Anijet japoneze në Oqeanin Indian ofrojnë karaburante dhe përkrahje logjistike për forcat amerikane, që veprojnë në Afganistan.

Misioni ka filluar në vitin 2001 dhe vazhdimisht është zgjeruar, por vitin e kaluar ishte ndërprerë përkohësisht nga vetoja e dhomës së lartë të parlamentit, e cila kontrollohet nga opozita.
XS
SM
MD
LG