Ndërlidhjet

NATO: Shtyhet prezantimi rus i Paktit të Sigurisë


Rusia ka shprehur keqardhjen se nuk ka mundur t'ia prezantojë NATO-s planin për një pakt të ri të sigurisë në Evropë.

I dërguari i Rusisë, Dmitry Rogozin, është dashur t'ia shpjegojë sot planin ambasadorëve të NATO-s në Bruksel, por një zëdhënës i NATO-s tha se takimi nuk ishte vënë në agjendën zyrtare, kështu që "nuk ka pasur nevojë të anulohet".

NATO ka ndërprerë takimet e e NATO-s me Këshillin e Rusisë, derisa Rusia t'i tërheq trupat nga Gjeorgjia në përputhje me planin e paqes.

Pakti i ri i sigurisë është propozuar në fillim të këtij viti nga presidenti rus Dmitry Medvedev, i cili ka thënë se OSBE dhe NATO kanë dështuar të zgjidhin problemet e sigurisë në Evropë.
XS
SM
MD
LG