Ndërlidhjet

Anulohen bisedimet për programin atomik të Iranit


Zyrtarët rusë thanë se bisedimet në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për imponimin e sanksioneve kundër Iranit janë anuluar pasi që Rusia është tërhequr nga një takim i planifikuar këtë javë në Nju Jork.

Një zyrtar i delegacionit rus në OKB është cituar të ketë thënë se ministri i jashtëm Sergei Lavrov nuk ka mundur të marrë pjesë në takim, për shkak të agjendës së ngjeshur.

Ministria e Jashtme, ndërkohë, tha se nuk ka nevojë për sesion emergjent mbi Iranin.

Tërheqja e Rusisë nga bisedimet për programin bërthamor të Iranit vjen në kohën kur tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit janë rritur për shkak të intervenimit ushtarak të Rusisë në Gjeorgji, muajin e kaluar
XS
SM
MD
LG