Ndërlidhjet

Cërvenkovski takon Sejdiun e Tadiqin


Presidenti i Maqedonisë Branko Cërvenkovski ka biseduar ndaras në Nju Jork me presidentin e Serbisë Boris Tadiq dhe me atë të Kosovës Fatmir Sejdiu, ka bërë të ditur kabineti i presidentit maqedonas.

Sipas njoftimit, temë kryesore e takimeve ka qenë Kosova.

Tadic ka thënë se nuk duhet njohur pavarësinë para deklarimit mbi nismën serbe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Ndërkohë, në njoftim thuhet Sejdiu i ka paraqitur Cërvenkovskit argumentet pro-pavarësisë së Kosovës.

Cërvenkovski ka kërkuar që të përfundojë sa më shpejt demarkacioni i kufirit dhe se pret që Kosova do ta respektojë emrin kushtetues të Maqedonisë.
XS
SM
MD
LG