Ndërlidhjet

Arrestohet në Uruguai ish-shefi i skemës piramidale


Policia shqiptare tha se një i arratisur, që ka udhëhequr skemën piramidale është arrestuar në Uruguai.

Policia tha se 50 vjeçari Bashkim Driza gjendet nën arrest shtëpiak në Uruguai, duke pritur kërkesën për ekstradim nga Shqipëria.

Driza ishte dënuar me 16 vjet burg në mungesë për zhvatjen e 870 milionë lekëve, që atëherë kishin vlerë prej 5. 6 milionë dollarësh nga 300 mijë kreditorë në njërën nga 24 skemat piramidale, të cilat kolapsuan.

Kolapsi i skemave priamidale pati nxitur trazira të gjera dhe vdekjeprurëse në vitin 1997.

Vlerësohet se 1. 68 milionë investitorë kanë humbur 1.26 miliardë dollarë.

XS
SM
MD
LG