Ndërlidhjet

Obama kundër shtyrjes së debatit


Kandidati demokrat për president të Shteteteve të Bashkuara, Barack Obama ka hedhur poshtë thirrjen e rivalit të tij republikan McCain për shtyrje të debatit televiziv.

"Është qëndrimi im se pikërisht në këtë kohë populli amerikan ka nevojë të dëgjojë nga njerëzit të cilët pas thuajs e40 ditësh do jenë përgjegjës për tu marrë me problemet e rënda financiare", tha Obama.

Republikani McCain ka kërkuar mosmbajtjen më 26 shtator të debatit mes dy kandidatëve në mënyrë që të fokusohen, së bashku me ligjvënësit e tjerë, për të gjetur një zgjidhje mbi krizën ekonomike.

"Ne duhet të takohemi si amerikanë dhe jo si demokratë apo republikanë, duhet të takohemi derisa kriza të jetë zgjidhur. Po punoj me ekipin organizues të fushatës së Obamës dhe komisionin mbi debatet presidenciale që të shtyjnë debatin e së prmetes mbrëmaderi në kohën që të kemi marrë veprimet e duhura për zgjidhjen e krizës financiare", tha McCain.

XS
SM
MD
LG