Ndërlidhjet

logo-print

SHBA-Rusi: Kundërshtitë vazhdojnë


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord që të mbajnë takime në nivel ministror edhe në të ardhmen lidhur me programet bërthamore të Iranit.

Njoftimi erdhi pas takimit në Nju Jork mes shefes së diplomacisë amerikane Condoleezza Rice dhe homologut të saj rus Sergei Lavrov.

Diplomati i lartë amerikan Daniel Fried e përshkroi takimin Rice-Lavrov si një shkëmbim të sjellshëm të qëndrimeve ku "mosmarrëveshjet ishin shumë të qarta".

Fried tha se Rice përsëriti kundërshtimin ndaj pushtimit rus të Gjeorgjisë dhe e cilësoi gabim të madh të Moskës njohjen e pavarësisë së rajoneve të Abkazisë dhe Osetisë së Jugut. Lavrov nga ana e tij mbrojti qëndrimin rus.

Fried tha se për Shtetet e Bashkuara argumentat e Lavrovit nuk ishin bindëse.


XS
SM
MD
LG