Ndërlidhjet

Çavez viziton Moskën


Presidenti i Venezuelës, Hugo Çavez filloi vizitën e tretë brenda tre muajve në Rusi.

Çavez, i njohur si kritik i ashpër i Uashingtonit po përpiqet të kufizojë varshmërinë e vendit të tij në tregun e energjisë nga Shtetet e Bashkuara.

Enegjia dhe bashkëpunimi ushtarak janë temat kryesore të takimeve të Çavezit me autoritetet ruse.

Në fillm të javës Rusia dërgoi një numër luftanijesh për ushtrime të përbashkëta ushtarake me Venezuelën. Ky ishte një hap i paprecedent i Moskës që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.

XS
SM
MD
LG