Ndërlidhjet

Pakistan: Rrezik për sulme të reja


Zyrtarët pakistanezë kanë ngritur në maksimum shkallën e gatishmërisë në aeroportin ndërkombëtar të Islamabadit. Vendimi erdhi pas një telefonate që fliste për një sulm të mundshëm me bomba.

Pakistani po jeton me frikën se sulme të reja terroriste mund të pasojnë atë të së shtunës së kaluar ku humbën jetën 53 persona dhe 260 të tjerë u plagosën.

Në fillimjavë British Airways pezulloi fluturimet në Pakistan për arsye sigurie. Departamenti amerikan i Shtetit ka ndaluar personelin e vetë që të qëndrojë në hotelet kryesore në Islamabad, Karaçi dhe Peshauar.

XS
SM
MD
LG