Ndërlidhjet

Jeremiq: Refuzimi, sinjal i gabuar


Refuzimi nga Kombet e Bashkuara i kërkesës serbe për ta dërguar çështjen e pavarësisë së Kosovës në drejtësinë ndërkombëtare, do dërgonte sinjalin se forca është rruga e zgjidhjes së problemeve, tha Vuk Jeremiq.

Gjatë një interviste për agjencinë Reuters, Jeremiq theksoi e kjo është hera e parë në historinë e trazuar të Ballkanit që dikush përpiqet t'i zgjidhë mosmarrëveshjet në rrugë paqësore.

"Mendoj se pasojat e një refuzimi nga Kombet e Bashkuara nuk do të ndiheshin vetëm nga Serbia dhe rajoni, por nga gjithë bota. Sinjali do të ishte shqetësues: Nëse doni të zgjidhni një problem, përdor forcën, sepse kjo është rruga e zgjidhjes", tha Jeremiq.

Ai shtoi se është "thuajse 10% i bindur" se Gjykata Ndërkombëtare do vlerësojë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte shkelje e ligjit ndërkombëtar.

Shefi i diplomacisë serbe tha se Beogradi do respektonte dhe një vendim ndryshe të Gjykatës, nënvizoi se kjo nuk do të thotë se Serbia do ta njohë Kosovën.

Sipas ministrit të Jashtëm serb, dërgimi i çështjes para drejtësisë ndërkombëtare do shpejtojë bisedimet mes Serbisë dhe OKB-së për praninë civile ndërkombëtare në Kosovë.

XS
SM
MD
LG