Ndërlidhjet

logo-print

Qëllohen nga Pakistani dy helikopterë amerikanë


Pentagoni tha se dy helikopterë amerikanë janë qëlluar nga një postbllok ushtarak pakistanez afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët e ushtrisë amerikane thanë se helikopterët ishin në një patrullë rutinore në provincën Khost të Afganistanit, kur u vunë nën zjarr, dhe se nuk kanë kaluar në hapësirën ajrore të Pakistanit.

Pentagoni i ka kërkuar Islamabadit shpjegime për incidentin.

Por, ushtria e Pakistanit tha se ka gjuajtur me zjarr paralajmërues dy helikopterë të NATO-s, pasi që ata kanë kaluar kufirin me Afganistanin.

Ajo ka thënë se helikopterët kanë kthyer zjarrin, por nuk ka pasur dëme.

Incidenti vjen në mesin e tensioneve të rritura në kufi, pas një mori dyshimesh të inkurzionit të aeroplanëve amerikanë në Pakistan nga Afganistani.

Presidenti Asif Ali Zardari ka thënë se Pakistani nuk do të lejojë shkeljen e sovranitetit.
XS
SM
MD
LG