Ndërlidhjet

Bush optimist për paqen në Lindjen e Mesme


Presidenti amerikan George Bush tha se ende ka shpresa për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme, para se ai të kryejë mandatin në janar.

Bush i bëri këto komente në një takim me Presidentin e Autoritetit Palestinez Mahumd Abbas në Shtëpinë e Bardhë.

Liderët izraelitë dhe palestinezë kanë rinisur zyrtarisht procesin e paqes në një takim vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, ku janë zotuar se do të punojnë për të arritur marrëveshjen e paqes, para se Bush të përfundojë mandatin si president.
XS
SM
MD
LG