Ndërlidhjet

Këln: Arrestohen në aeroplan dy të dyshimtë


Policia gjermane gjatë një kontrolli në një aeroplan në Aeroportin e Këlnit ka arrestuar dy të dyshimtë.

Policia tha se ata dyshohej se po përgatiteshin të merrnin pjesë në sulme islamike dhe se i janë gjetur letrat lamtumirëse.

Mediat raportojnë se të dyshuarit janë- një 23 vjeçar nga Somalia, si dhe një tjetër 24 vjeçar somalez i lindur në Gjermani.

Policia ka raportuar se të dy kanë qenë nën vëzhgim për muaj të tërë.

Aeroplani në të cilin janë arrestuar do të fluturonte për Amsterdam.
XS
SM
MD
LG