Ndërlidhjet

Rusia, Venecuela synojnë lidhje më të ngushta


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev ka zhvilluar sot bisedime me presidentin e Venezuelës, Hugo Chavez, të cilat synojnë t'u japin shtysë lidhjeve me Amerikën Latine në kohën e marrëdhënieve të tensionuara ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës.

Pas takimit në qytetin Orenburg, Medvedev dhe Chavez morën pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunim në fushën e gazit dhe të naftës.
Chavez gjithashtu pritet të ndjekë një stërvitje të madhe ushtarake ruse.

Hugo Chavez, një kritik i jashtëzakonshëm i SHBA, thotë se dëshiron lidhje më të afërta me Rusinë, që ta kundër-balancoj dominimin global dhe rajonal të Shteteve të Bashkuara.

Më herët këtë javë, Rusia i dërgoi luftanijet e veta në Venezuelë për një ushtrim të përbashkët, që thuhet se nuk është parë prej përfundimit të Luftës së Ftohtë.

Dje Rusia tha se i ka dhënë Venecuelës 1 miliardë dollarë hua për të blerë armatim rus, dhe kryeministri Vladimir Putin i ka thënë Chavezit se Rusia është e hapur që ta ndihmojë Venecuelën për të zhvilluar program bërthamor të energjisë.
XS
SM
MD
LG