Ndërlidhjet

Piratët pushtuan anijen që transportonte tankse


Piratët kanë pushtuar mbrëmë një anije mallrash të Ukrainës pranë brigjeve të Somalisë, e cila transportonte tankse.

Agjencitë ruse të lajmeve njoftuan se anija mbarte tankse T-72, autoblinda dhe municion.

Në anije ndodheshin 21 anëtarë të ekuipazhit, 17 ukrainas, 3 rusë dhe një letonez, në kohën kur u pushtua nga personat e armatosur me tre barka.

Raportohet se anija nën flamurin e Belizesë po lundronte në drejtim të Sudanit.

Ministria e Jashtme e Ukrainës e ka konfirmuar incidentin, por mohoi të japë informata lidhur me destinacionin aktual apo përmbajtjen e ngarkesës.
XS
SM
MD
LG