Ndërlidhjet

NATO dhe KB formalizuan bashkëpunimin


NATO dhe Kombet e Bashkuara e kanë nënshkruar marrëveshjen për formalizimin e bashkëpunimit ekzistues ndërmjet dy organizatave.

Dokumenti u nënshkrua anash Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga sekretarët e përgjithshëm të organizatave, Jaap de Hoop Scheffer dhe Ban Ki-Moon.

Marrëveshja nuk parasheh "ndryshime dramatike" për bashkëpunimin në rajonet e krizës, si Afganistani apo Kosova, por është "marrëveshje pragmatike", tha zëdhënësi i NATO-s, James Apathurai.
XS
SM
MD
LG