Ndërlidhjet

UEFA: Ukraina, Polonia mikpritës të Euro 2012


Organizata evropiane e Futbollit, UEFA vendosi që Ukraina dhe Polonia të mbeten bashkë organizatorët e Kampionatit Evropian 2012.

Por presidenti i UEFA-s, Michel Platini tha se Kievi dhe Varshava duhet të veprojnë shpejt që stadiumet e tyre t'i kenë gati në kohë.

UEFA ka qenë e shqetësuar se ndoshta do të duhej të ndryshojë vendimin e mëparshëm për shkak të përgatitjeve të ngadalshme në stadiumet.

Po sot, zyrtarët e UEFA-s u dakorduan që prej vitit 2016, Kampionatin Evropian ta zgjërojnë në 24 nga 16 ekipe pjesëmarrëse.
XS
SM
MD
LG