Ndërlidhjet

KB: 6 fuqitë i konfirmojnë sanksionet ndaj Iranit


Ministri i Jashtëm i Rusisë tha se gjashtë fuqitë botërore që përpiqen t'i ulin ambicjet bërthamore të Iranit janë dakorduar mbi projekt rezolutën, e cila i konfirmon sanksionet e mëparshme të Kombeve të Bashkuara kundës Teheranit.

"Qëllimi ynë është që t'i konfirmojmë të gjitha vendimet e mëparshme", tha Sergei Lavrov.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Milliband u tha gazetarëve se gjashtë fuqitë, anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit plus Gjermania, do t'ia paraqesin draft rezolutën 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit.

Sidoqoftë, Milliband dhe homologu i tij francez Bernard Kouchner, e bënë të qartë se rezoluta nuk përmban asnjë sanksion të ri kundër Iranit.
XS
SM
MD
LG