Ndërlidhjet

McCain do të marrë pjesë në debatin presidencial


Fushata e senatorit John McCain tha se kandidati presidencial i republikanëve do të marrë pjesë në debatin e parë presidencial.

Debati u vu në dyshim pasi McCain bëri thirrje për shtyrjen e tij, duke thënë se dëshiron t'u bashkangjitet përpjekjeve në Uashington për të arritur marrëveshjen mbi paketën ekonomike për shpëtimin e industrisë finansiare.

Debati i sontëm mes tij dhe demokratit Barack Obama që mbahet në Mississipi, është i pari nga tre debatet e planifikuara para zgjedhjeve presidenciale më 4 nëntor.
XS
SM
MD
LG