Ndërlidhjet

logo-print

Medvedev: Të zhvillohet sistemi bërthamor


Presidenti i Rusisë Dmitry Medvedev i ka shpallur planet për zhvillimin e sistemit bërthamor të vendit deri në vitin 2020.

Medvedev tha se plani e përfshin sistemin mbrojtës të hapësirës dhe nëndetëset e reja bërthamore, dhe i urdhëroi armatës që deri në dhjetor t'i paraqesin atij planin aksional për implementimin e ndryshimeve.

"Ne planifikojmë ndërtimin e luftanijeve të reja, kryesisht nëndetëseve bërthamore me raketa kryqëzuese dhe nëndetëse për shumë qëllime. Do të krijohet edhe sistemi i mbrojtjes ajrore dhe i hapësirës", tha Medvedev.

Disa javë më parë, paraardhësi i tij, Vladimir Putin tha se buxheti ushtarak për vitin e ardhshëm do të rritet për më shumë se një të katërtën.
XS
SM
MD
LG