Ndërlidhjet

logo-print

Rice: OKB të adresojë kërcënimet e Iranit


Sekretarja e Shtetit, Condoleezza Rice tha se do t'i kërkojë Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të adresojë atë që ajo e quajti kërcënime të presidentit iranian Mahmoud Ahmadinejad kundër Izraelit.

Rice tha se Këshilli duhet të mblidhet për të trajtuar çështjen kur "një anëtar i Kombeve të Bashkuara bën thirrje për shkatërrimin e një anëtari tjetër të Kombeve të Bashkuara, në një mënyrë që thjesht nuk do të lejohet".

Ahmadinejad shkaktoi reagime të ashpra në vitin 2005 kur tha se shteti i Izraelit duhet të fshihet nga harta.

Të martën, në fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të KB, Ahmadinejad tha se "regjimi zionist është paracaktuar të kollapsojë".
XS
SM
MD
LG