Ndërlidhjet

McCain-Obama: Debati i parë


Kandidatët presidencialë amerikanë John McCain dhe Barack Obama, në të parin debat televiziv, kanë shfaqur qëndrime të ndryshme në një morri çështjesh nga Irani, Iraku e deri tek Rusia. Debati u zhvillua në Universitetin e Misisipit.

I pyetur rreth Rusisë, Obama e përshkroi Moskën si "shumë agresive" dhe shtoi se Rusia paraqet kërcënim për paqen rajonale.

"Duke pasur parasysh se çfarë ndodhi gjatë javëve e muajve të fundit, e gjithë qasja jonë ndaj Rusisë duhet të rivlerësohet. Kjo lidhet me faktin se një Rusi shumë agresive paraqet kërcënim për paqen dhe stabilitetin në rajon. Veprimet në Gjeorgji ishin të papranueshme", tha kandidati demokrat Obama.

Ai mbështeti mundësinë që t'i ofrohet menjëherë hyrja në Planin e Veprimit për Anëtarësim në NATO, Gjeorgjisë dhe Ukrainës. Senatori demokrat shtoi se ka fusha ku SHBA-të dhe Rusia duhet të bashkëpunojnë, siç janë përpjekjet për mosshtimin e amrëve të shkatërimit në masë.

Kandidati republikan McCain tha se qeveria ruse drejtohet nga "aparatçikët e KGB-së".

"Rusia është kthyer në një vend një drejtohet nga paratë e naftës dhe gazit dhe nga një qeveri e drejtuar nga apratçikët e KGB-së. Unë e kam vështruar z.Putin në sy dhe kam parë tre shkronja: K, G, B. Sulmi i tyre ndaj Gjeorgjisë është i papranueshëm", tha republikani McCain.

Të dy kandidatët kishin kundërshti lidhur me ndërhyrjen në Irak. Sa i përket Iranit Obama mbështet një qasje të ashpër diplomatike me kontakte të drejtpërdrejta me Iranin. McCain e cilësoi një qasje të tillë si naive dhe të rrezikshme.
Obama tha se ishte i gatshëm të sulmonte caqet e ekstremsitëve në Pakistan, nëse Islamabadi e lejonte një gjë të tillë. Kandidati republikan McCain theksoi se nuk ishte i gatshëm të ndërpriste ndihmën amerikane për Pakistanin.

XS
SM
MD
LG