Ndërlidhjet

SHBA: Marrëveshja për krizën, të djelën


Administrata Bush dhe Kongresi kanë vazhduar bisedimet lidhur me planin e Shtëpisë së Bardhë që parasheh 700 miliardë dollarë për të nxjerrë nga kriza sistemin financiar amerikan.

"Jam i bindur se deri të djelën do të kemi një marrëveshje", tha Barney Frank, anëtar demokrat i Kongresit, i cili është një nga njerëzit kyç në bisedime. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi tha se "është shënuar përparim".

Demokratët dhe administrata Bush njoftojnë se janë të gatshëm të përfshijnë idetë e republikanëve nga Dhoma e Përfaqësuesve në planin përfundimtar.

Ekipet e ekspertëve të demokratëve dhe republikanëve kanë zhvilluar bisedime gjatë gjithë natës së mbrëmshme në Kongres.
XS
SM
MD
LG