Ndërlidhjet

Astronauti kinez e përfundoi ecjen në gjithësi


Astronauti kinez, Zhai Zhigang, me sukses e ka realizuar ecjen nëpër gjithësi, që është e para e këtij lloji, që është bërë nga një kinez.

Televizioni shtetëror kinez njoftoi se astronauti pas ecjes 13 minutëshe, është kthyer i sigurt në anijen kozimke.

Kjo dalje në gjithësi ishte qëllimi kryesor i misionit 68 orësh të anijes kozmike Shenzhou 8, që u lanusa të enjten nga një qendër në veri-perëndim të Kinës.

Misionin e parë me njerëz në hapësirë Kina e lëansoi në vitin 2003, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë, pas Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që kanë realizuar misione me njerëz në gjithësi.

Misioni aktual i Kinës është i tretë i këtij vendi me njerëz në gjithësi.
XS
SM
MD
LG