Ndërlidhjet

logo-print

Bush: Kongresi të veproj shpejtë


Presidenti amerikan, George Bush, përsëri i ka bërë thirrje Kongresit që të lëvizë shpejtë lidhur me planin e administratës së tij prej 700 miliardë dollarësh për shpëtimin e sektorit financiar në Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Bush tha se ligjëvënësit kishin mospajtime lidhur me aspekte të ndryshme të këtij plani, por "nuk ka pasur mospajtime që diçka substanciale duhet të bëhet".

Kjo thirrje e zotit Bush u bë pasi të enjten kishin dështuar bisedimet në Shtëpinë e Bardhë, në të cilat, pos presidentit, merrnin pjesë edhe liderët e Kongresit dhe kandidatët për president amerikan, Barack Obama dhe John McCain.

Bisedimet për këtë plan po vazhdojnë.
XS
SM
MD
LG