Ndërlidhjet

Mullen: Situatë shumë e rrezikshme në Pakistan


Shefi i shtatmadhorisë së Shteteve të Bashkuara, Mike Mullen, tha se situata në Pakistan është "shumë e tenisonuar dhe shumë e rrezikshme", por beson se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në Paksitan dhe Afganistan do të vazhdojnë të bashkëpunojnë në luftën kundër militantëve në kufirin përgjatë Afganistanit dhe Pakistanit.

Ai këto komente i bërë para gazetarëve në Pentagon, një ditë, pasi forcat amerikane dhe ato pakistaneze kishin shkëmbyer zjarr në këtë rajon.

Admirali Mullen tha se e ka filluar një rishqyrtim të strategjisë ushtarake amerikane në Afganistan, që poashtu do të fokusohet edhe në situatën në Afganistan.

Ai u shpreh se Shtetet e Bashkuara duhet të kërkojnë zgjidhje të mundshme jo ushtarake për të ndihmuar që kryengritësve tu shkaktohet disfatë.
XS
SM
MD
LG