Ndërlidhjet

Kabul: U liruan të 150 punëtorët e rrëmbyer


Zyrtarët e Afganistanit thonë se rrëmbyesit kanë liruar të 150 punonjësit afganë, që ishin zënë para një jave në perëndim të Afganistanit. Një pjesë e madhe e tyre ishte liruar dje, ndërsa afro 30 vetë u liruan sot.

Persona të armatosur i kishin zënë afro 150 punëtorë derisa ata po shkonin në një punishte ndërtimi në provincën Farah, para një jave.
Ata po punonin në ndërtimin e një baze ushtarake në rajon.

Rrëmbyesit e kishin identifikuar vetveten si kryengritës talibanë, por një zëdhënës i talibanëve e ka hedhur poshtë involvimin në këtë rast.
Një zyrtar lokal tha se punëtorët ishin liruar pasi liderët fisnorë i kishin bindur rrëmbyesit se ata ishin punëtorë të pafajshëm.
XS
SM
MD
LG