Ndërlidhjet

OKB: Rezolutë e re kundër Iranit


Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka miratuar në mnyrë unanime një rezolutë, që i bën thirrje Iranit t'u bindet kërkesave të mëhershme të KS-së për të ndërprerë programin e pasurimit të uraniumit.

Rezoluta e mirtauar të shtunën, nuk imponon sanksisone të reja, por i kërkon Iranit të pajtohet pa vonesë me rezolutat e mëhershme.

Për rezolutën, që konfirmon tri raunde të mëherhsme sanksionesh të OKB-së ndaj Iranit, është arritur pajtim, pasi që Rusia ka thënë se tash nuk do të pranojë snaksione të reja kundër Iranit.

Ambasadori amerikan në OKB, Zalmay Khalilzad ka thënë se rezoluta tregon se SHBA-të dhe aleatët e saj mund të punojnë me Rusinë, për çështjen e Iranit, megjithë mosmarrëveshjet për luftën e Rusisë në Gjeorgji .

"Sulmi në Gjeorgji sipas pikëpamjes sonë ka qenë disproporcional. E kemi dënuar fuqishëm. Por, në të njëjtën kohë, sic e pamë sot, derisa nuk pajtohemi me Rusinë për këtë çështje, me atë mund të punojmë për cështje tjera me interes të përbashkët, sic është programi bërthamor i Iranit. Kjo, dëshmon se Rusia vazhdon ta shohë si problem mosbindjen e Iranit", ka thënë Khalilzad.

Misioni iranian në OKB, e ka hedhur pshtë rezolutën e re si "të pajustifkuar dhe dekonstruktive", si dhe ka dhënë indikacione se Irani nuk e ka ndërmend të ndërprejë punët në pasurimin e uraniumit.

Irani mohon deklaratat se po kërkon të ndërtojë armë bërthamore, duke thënë se programi atomik i tij ka qëllime paqësore.
XS
SM
MD
LG