Ndërlidhjet

logo-print

Bjellorusia voton për parlament të ri


Në Bjellorusi po zhvillohen zgjedhjet parlamentare.

Më shumë se 260 kandidatë, përfshirë 70 nga opozita, kandidojnë për 110 ulëse në Parlament.

Regjimi i presidentit Aleksandër Lukashenka i ka lejuar më shumë se 350 vëzhgues të OSBE-së që ta monitorojnë procesin zgjedhor.

Ai ka thënë se autoritetet do të zhvillojnë zgjedhjet në përputhje me udhëzimet ndërkombëtare.

Liderët opozitarë janë të shqetësuar se votat sërish do manipulohen nga autoritetet.

Asnjë palë zgjedhje në Bjellorusi nuk kanë marrë vlerësim pozitiv si të lira dhe korrekte nga monitoruesit evropianë, që kur Lukashenko erdhi në pushtet në vitin 1991.

Ai dhe qeveria e tij edhe më tej gjenden nën sanksione të BE-së dhe SHBA-së për abuzim të të drejtave të njeriut.

XS
SM
MD
LG